Ndahen 562 mijë euro për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan

24 maj 2019 | 13:41

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se janë ndarë edhe 562 mijë euro të tjera për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Ai së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar të premten plotësim ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për këtë projekt, të cilin Ministria e Shëndetësisë e financon me 1 milion euro.

“Qendra e re e Mjekësisë Familjare do t’i plotësojë të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Ismaili.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë fundjavë Formula 1 do të zhvendoset në Principatën e…