Ndahet nga jeta regjisorja e famshme Agnes Varda

30 mars 2019 | 23:16

Regjisorja legjendare franceze, Agnes Varda, fituese e çmimit FIAF 2013 dhe Oscarit të Nderit 2017, është ndarë nga jeta në moshën 90-të vjeçare.

Përkushtimi i saj për kinematografinë dhe ruajtjen e filmit kudo në botë do ti mungojë botës së kinemasë. Vetëm një vit më parë Akademia Evropiane e Filmit i dha shpërblimin për arritje jetësore, për punën e saj disavjeçare në film. Agnes Varda do të mbetet një nga figurat kryesore të historisë së artit botëror, sidomos me ndikimin e saj në Francë dhe Evropë.

Filmi i saj i parë “La pointe Courte”, prodhim i vitit 1954, nuk është shfaqur shpesh po tregon një pjesë intime të jetës së saj dhe kështu asaj i dha epitetin e “gjyshes së erës së re filmike franceze”. Filmi i saj “Cleo from 5 to 7” ka marrë çmimin e kritikës në Festivalin e Kanës në vitin 1961. Filmat tjerë të njohur nga Varda janë “Lions love”, “One sings the other doesn’t”, “Jacquot”.

Filmat e saj kombinojnë dokumentarin dhe trillimin. Gjatë karrierës ajo ka marrë çmimin Carosse d`Or në Kanë, dhe një Cesar Francez për filmin “The Beaches of Agnes”. Varda ka krijuar mbi 30 dokumentarë të shkurtër, ndërsa ka ekspozuar dhe ka bërë edhe disa instalacione artistike.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani pësoi humbje të papritur nga Sampdoria (1-0). Milani e…