Ndahet skema e parë e granteve për certifikimin e produkteve për bizneset në vlerë 400 mijë euro

25 tetor 2023 | 16:40

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka filluar zbatimin e Politikës Industriale sipas analizës së përformancës industriale dhe studimeve të zinxhirëve të vlerës për zhvillim industrial, duke mbështetur bizneset për certifikimin e produkteve, që kanë për qëllim eksportin përmes skemës financiare të granteve.

Në fazën e parë të kësaj skeme përfituan gjithsej 10 biznese derisa vlera e granteve të dhëna është 400.000.00 euro.

Nga marrëveshjet e nënshkruara përmes kësaj skeme bizneset do të përfitojnë menjëherë 80% të mjeteve, derisa pjesa tjetër prej 20% do të realizohet atëherë kur bizneset të përfundojnë procesin e certifikimit të produkteve për eksport.

Grantet u nënshkruan nga sekretari i MINT, Daut Latifaj, ndërkaq për një fjalë rasti ministrja Rozeta Hajdari para përfaqësuesve të bizneseve tha se politika industriale, zbatimi i së cilës po nis suksesshëm, ka krijuar një momentum të ri për bizneset tona, duke i përgatitur prodhimet vendore për tregun ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 26.10.2023 Punime të…