Ndalesa e kampionateve, ja çfarë përfitojnë Barça dhe Reali

14 mars 2020 | 15:20

Kur i gjithë ky makth të përfundojë dhe të rikthehet normaliteti, futbolli do të ketë sërish vëmendjen e madhe.

Nëse mund të gjejmë të vetmen gjë pozitive nga ndalesa e kampionateve për shkak të Koronavirusit, është koha që kanë lojtarët e dëmtuar për t’u rikthyer në fushën e lojës. Barcelona dhe Reali i Madridit do të kenë mundësi që të rikthejnë lojtarët e dëmtuar.

Barcelona

Luis Suarez mund të jetë arma sekrete e skuadrës së Kike Setienit. Ishte parashikuar që uruguaiani të rikthehej në fundin e sezonit, por tani që ndeshjet u shtynë, ai ka në dispozicion më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe për të ndihmuar ekipin në momentin më delikat.

Real Madrid

E njëjta situatë edhe te skuadra e Zinedine Zidaneit. Eden Hazard, Tibo Kurtua dhe Marko Asensio mund të rikthehen në fushën e lojës për ndeshjet e rëndësishme dhe për fundin e sezonit, i cili nuk ka një parashikim se kur mund të përfundojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se përveç zbatimit…