Ndalimi i udhëtarëve nga Serbia, Bislimi: Kam informuar Lajçakun

17 prill 2024 | 16:05

Zëvendëskryeministëri  i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar në lidhje me ndalimin e qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Bislimit, suksesi i Kosovës në Këshill të Evropës ka nxitur akte të drejtpërdrejta kundrejt qytetarëve kosovarë.

Ai ka treguar se e ka njoftuar BE-në, konkretisht Miroslav Lajçakun për këtë çështje.

“Mbi këtë situatë, kam informuar dhe z. Lajçak. Kjo është përgjigja e Serbisë dhe hipokrizia e tyre ndaj të drejtave të njeriut, të cilat vijnë nga një vend që është aktualisht anëtar i Këshillit të Evropës. Ky akt dëshmon përsëri uljen e tyre në demokraci dhe politikat e tyre të vazhdueshme të agresionit”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi u shpreh i lumtur pas…