Ndalimi i vizitave të liderët e UÇK-së, Tomë Gashi: Dështim katastrofal i avokatëve

24 nëntor 2023 | 13:45

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar në lidhje me ndalimin e vizitave të Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gashi ka vlerësuar se ky është një dështim katastrofal i avokatëve.

Sipas tij, avokatët duhet t’i këshillojnë klientët e tyre.

“Dështim katastrofal i avokatëve brilant, të paguar rreth 20 milionë euro nga Qeveria e Kosovës, e që, deri në përfundim te rasteve, do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës shumë më shumë se 20 milionë euro. Avokatet, përveç se t’i mbrojnë, duhet edhe t’i këshillojnë klientët e tyre! Ndalimi i vizitave: Prokuroria incizoi bisedat në Qendrën e Paraburgimit, pretendon se Thaçi, Veseli e Selimi u zbuluan vizitorëve detaje për dëshmitarë”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistët e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR)…