Ndalohen 4 persona në Stubëll të Gjakovës pasi iu gjetën mbi 5 kg marihuanë

26 tetor 2021 | 12:30

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar katër persona të cilëve iu janë konfiskuar 5  kilogramë e 571 gramë, substancë të dyshuar narkotike të llojit ”Marihuanë”, raporton Gazeta Sinjali.

Pokuroria themelore në Gjakovë, ka njoftuar se “Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në  Gjakovë me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të  dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh. , në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë,

Një (1) pushkë gjuetie

  • Pesë (5) fishekë
  • Një (1) granatë dore

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh,  nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kritikave të…