Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

28 maj 2022 | 13:13

30-vjeçari Q.J., që dyshohet se e vrau 30-vjeçarin me inicialet G.H., mbrëmë pas mesnatës në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë.

Këtë e ka bërë me dije Prokuroria Themelore e Ferizajt e cila tha se, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari  “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka thënë se për të njëjtin do të kërkojë caktimin e paraburgimit.

Komunikata e plotë:

Ndalohet një person për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 28 Maj 2022- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari  “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Jeton Kelmendi, PhD      Është interesante se…