Ndalohet qarkullimi i automjeteve drejt parkut Gërmia

01 maj 2023 | 08:13

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që sot më 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i automjeteve drejt parkut Gërmia.

Parku i Gërmisë për këtë ditë, tanimë është bërë vendi ku qytetarët e shumë dalin në natyrë, sidomos më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveq banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”.

Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”. Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës…