Ndërhyrja e politikës në drejtësi apo drejtësi politike!?

03 shkurt 2022 | 19:48

Shkruan: Hisen Berisha

Sot, në media u raportua se Gjykata themelore në Prishtinë, urdhëroj sjelljen me detyrim në gjykatë, të ministrit Sveçla. Pas tetë orësh, Gjykata e mohoj një urdhër të tillë.

Unë si deputet pyes: a u urdhërua Gjykata nga politika ta anuloj urdhrin, apo raportimet ishin të pa sakta?!

Duke parë interesin publik por edhe nisur nga fakti se informacioni është dhënë në emisionin “Betimi për Drejtësi” që transmetohet në Mediumin publik RTK, unë si deputet, duke ngritur dyshimin dhe shqetësimin për ndërhyrje të politikës dhe qeveritarëve drejtpërdrejtë në drejtësi, ftoj organet e prokurorisë që të pavarura, të papenguara dhe të pandikuara nga politika ta hetojnë ketë rast.

Shënim: në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, u raportua gjatë ditës së sotme se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellë me detyrim në seancë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pasi i njëjti mungoi në seancën e së enjtes, në gjykimin e rastit i cili ka të bëjë me protestën e qershorit 2013, kundër të pandehurve Xhelal Sveçla dhe të tjerët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhelal Sveçla Para 22 vitesh, kur mendonim se lufta kishte…