NDERIM E PËRULJE

28 shkurt 2021 | 15:19

Ndahet nga jeta Xhemajlie Demaçi, bashkëshortja e Simbolit të rezistencës kombëtare të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi dhe jo vetëm, Heroit të Kombit, të pavdekshmit Adem Demaçi!

Kjo zonjë e nderuar e mësuese dhe edukuese e gjeneratave të shumta , në jetën e sajë, sigurisht se ka vuajtur shumë për shkak se ka qenë bashkëshortja e shqiptarit të lavdishëm, i cili ishte bërë simboli më i madh liridashës për popullin dhe pjesën e Kombit të Tij të shtypur në Kosovë dhe vise!

Personaliteti dhe jeta e sajë përballë lavdisë me nam të madh të Simbolit të kombit Adem Demaçi, do të shënohet e do të nderohet në historinë e lavdishne të popullit shqiptar, si një nga figurat e rralla, e cila ndonëse ishte zonja e parë e të burgourit politik më të mdh shqiptar në ish-Jugosllavi, ajo jetoi një jetë të thjeshtë e të njejtë ashtu sikur të popullit që i takonte!

Djali i sajë dhe i Baces Adem Demaçi, është i pari shqiptar në ish-Jugosllavi me emerin SHQIPTAR!

Ngushellime Shqiptarit  për ndarjen nga jeta të Nënës së Tij, dhe ngushellime gjithë familjes së Bacës!

Nderim e përulje!

Ismet Sylejmni
Prishtinë, 28 Shkurt 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e Gjilani ka shijuar fitore në përballje me Besën…