Me nderime shtetërore i jepet lamtumira e fundit bacës Hilmi Haradinaj (Foto)

18 qershor 2018 | 14:25

Babait të dy dëshmorëve të kombit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinajt i është dhënë sot lamtumira e fundit.

Ai është varrosur në vendlindjen e tij, në Gllogjan, me ceremoni ushtarake.

Në ceremoninë e varrimit të Hilmi Haradinajt kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, princi Leka, liderë të partive politike, ministra dhe kryetarë komunash.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinajt, në mbledhjen komemorative për vdekjen…