Nderohen dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

02 prill 2018 | 13:09

Me rastin e 37-vjetorit të rënies në ballë të demonstratave të vitit 1981, të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, të hënën familjarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Familjari i dëshmorit Naser Hajrizi, Mehmet Hajrizi, ka thënë se viti 1981 ka qenë një vit i kthesës për Kosovën për arsye se pati zgjim të shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Hajrizi ka thënë se trupat e dëshmorëve janë të varrosur në varrezat e qytetit në Arbëri, por tha se institucionet përkatëse do të duhej t’i zhvarroste në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Homazhet janë bërë te vendi i rënies, pllaka përkujtimore afër objektit të Qeverisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka identitet arkitektonik, megjithatë ka nevojë për më shumë…