Nderohen me mirënjohje kryetarët e Këshillave të fshatrave dhe lagjeve  të Kaçanikut

06 prill 2021 | 15:50

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka nderuar me mirënjohje të gjithë kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Komunës së Kaçanikut për kontributin e tyre të dhënë gjatë kohës së pandemisë.

Ilazi ka thënë se gjithë përfshirja e fshatrave në sistemin e ndihmave ishte e pamundur pa ndihmën e kryetarëve të këshillave, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe.

Që nga fillimi i pandemisë, kryetarët e Këshillave kanë ndihmuar institucionet lokale në identifikimin e personave dhe familjeve me  gjendje të rëndë ekonomike, duke lehtësuar në masë të madhe edhe punën e institucioneve komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City do të jetë nikoqir i Borussia Dortmundit për…