Ndërpriten kërkimet për gjetjen e futbollistit Sala

24 janar 2019 | 17:09

Kërkimet për gjetjen e avionit ku në bord ishte dhe Emiliano Sala, kanë përfunduar. Autoritet kanë konfirmuar se pas 72-orësh kërkim, çdo gjë ka marrë fund dhe nuk mund të gjendet asnjë shenjë nga avioni i zhdukur.

Sipas asaj që raportohet nga “Daily Maili”, kërkimet kanë nisur që të hënën dhe kanë përfunduar të enjten pa asnjë rezultat. Sulmuesi argjentinas Sala që udhëtonte nga Franca për në Cardiff, pasi kishte nënshkruar kontratën e re, ishte në avion dhe nuk ka asnjë shenjë jete deri më tani.

Sipas asaj që raportohet policia e Guernsey, ka shteruar çdo lloj mundësie për ta gjetur avionin e zhdukur dhe ka pezulluar çdo kërkim. Me shumë mundësi pas këtij njoftimi nuk do të ketë asnjë kërkim tjetër për sulmuesin argjentinas.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të…