Ndërpriten ndërtimet pa leje në Malishevë

18 mars 15:18

Në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që ka inspektorati Komunal i Malishevës, ka ndërprerë të dielën punimet e një ndërtimi në zonën e qytetit, pasi pronari i këtij ndërtimi nuk ishte i pajisur me leje për ndërtim.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, ka thënë se në asnjë rast nuk do të lejohen ndërtimet pa pajisje me leje ndërtimi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi për ndërtim të objekteve.

“Ne si inspektorat nuk do të ndalemi së inspektuari të gjitha fushat që i kemi përgjegjësi. Punimet në këtë vend, pronari i ka filluar dhe po i zhvillonte pa leje, edhe pse paraprakisht inspektorët e kanë paralajmëruar që të mos ndërtonte pa leje”, ka thënë Kastrati.

Ndërtimet pa leje, pronarët kryesisht i zhvillojnë ditëve të vikendit duke u munduar që të jenë larg syve të inspektorëve.

Megjithatë, drejtori Kastrati ka bërë apel te qytetarët që të mos bëjnë investime në ndërtimet e tyre pa u pajisur me leje ndërtimi, pasi sipas tij, kjo është e kundërligjshme dhe më së shumti dëmtohen vet pronarët e ndërtimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Mbi 300 nxënës të Komunës së Klinës të nivelit fillor…