Ndërpritet masa për ndalim të qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër

01 shkurt 2018 | 18:39

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej orës 18:00, të enjten, ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të veturave në Zonën Qendër.

“Në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit iu kemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61. Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shënuar Ditën Globale të…