KQZ-ja lanson uebfaqen e re

01 shkurt 2018 | 18:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shënuar Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Me rastin e kësaj dite, në një ngjarje solemne u lansua uebfaqja e re e KQZ-së, përmes së cilës synohet që publiku të arrijë më lehtë tek informacionet që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin drejtues të institucioneve të ndryshme dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ka folur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Përmes shënimit të Ditës Globale të Zgjedhjeve duam të shprehim përkushtimin tonë si institucion se do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, në realizimin e të drejtës themelore të demokracisë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, ka thënë Daka.

Ajo ka shtuar se uebfaqja e re e KQZ-së është një përkushtim thelbësor për avancimin e transparencës dhe mundëson qasje më të lehtë në informacione për qytetarët/votuesit, subjektet politike dhe shoqërinë civile.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve që nga viti 2013.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ka takuar në Bruksel sekretaren…