Ndërpritet trafiku ajror, detar dhe tokësor në Stamboll, shkak mjegulla

18 nëntor 2019 | 16:07

Mjegulla e dendur ka çrregulluar shërbimet ajrore dhe trageteve, duke bërë që të ndalohet trafiku në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, raporton “Anadolu Agency”.

Në një deklaratë për medie, prefekti i Stambollit, ka thënë se trafiku ajror është kthyer në normalitet pas ndërprerjes në orën 6:39 sipas orës lokale për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” të Stambollit, në anën aziatike.

Disa shërbime të tragetit po ashtu ishin anuluar për shkak të motit me mjegull.

Dukshmëria e dobët ka shkaktuar vështirësi për shoferët veçanërisht në autostradat “TEM” dhe “D100” të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Francë sot në orët e para të mëngjesit, si…