Ndërroi jetë muzikanti Neil Innes

30 dhjetor 2019 | 17:52

Aktori i njohur i komedisë, njëherit shkrimtari e muzikanti i njohur Neil Innes, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Agjenti i tij, Nigel Morton, e ka konfirmuar lajmin e trishtueshëm që muzikanti vdiq të dielën dhe tha se kjo ishte e papritur, pasi ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Në një deklaratë nga familja e tij thuhet: “Me pikëllim të thellë dhe trishtim të madh, bëjmë të ditur vdekjen e Neil James Innes më 29 dhjetor 2019.”

Komediani dhe muzikanti shkroi një numër të madh këngësh për Monty Python dhe gjithashtu luajti në “Life of Brian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët e Prishtinës për oraret e…