Ndërron jetë babai i dëshmorëve të lirisë, Zymer Fazliu

02 gusht 2022 | 16:29

NJOFTIM:

Ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Zymer Fetah Fazliu, babai i dy dëshmorëve të lirisë, Asllan dhe Mehdi Fazliu si dhe vëllai i dëshmorit Milazim Fazliu!

Zymeri lindi në fshatin Gradicë të Drenicës! Ishte veprimtar i kahershëm i çështjes kombëtare.

Në vitet e represionit serb në Kosovë ai dhe familja Fazliu përjetuan tortura të rënda nga milicia serbe.

Ishte njeri i urtë e fjalëpak por që kontributin për vendin e dha me krenari parreshtur gjithmonë.

Ai i dha Kosovës dy djem dëshmorë Asllan e Mehdi Fazliu si dhe vëllain Milazim Fazliu, të cilët ranë me pushkë në dorë për lirinë e Kosovës.

Varrimi bëhet nesër (e mërkurë), më 03.08.2022 në ora 17:00 në fshatin Gradicë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vizitë e mundshme e Nancy Pelosit në Tajvan ndez…