Ndërron jetë babai i drejtorit të gazetës “Epoka e re”, Miftar Zeqiri

28 nëntor 10:14

Sot ka ndërruar jetë, në moshën 79-vjeçare, Miftar Zeqiri, babai i drejtorit të gazetës “Epoka e re”, Sadik Zeqiri.

Sadik Zeqiri ka njoftuar se varrimi i babait të tij bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Stubëll të Komunës së Gjakovës.

“Shokë e miq. Pas një sëmundjeje të shkurtër, sot u nda nga ne prindi ynë Miftar Zeqiri, në moshën 79-vjeçare. Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Stubëll, Komuna Gjakovë”, ka shkruar Sadik Zeqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Stafi i gazetës “Epoka e re” i shpreh ngushëllime famlijes Zeqiri për humbjen e më të dashurit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Ibrahim Gashi Vështrim historik Fillimi i shekullit XX…