Ndërron jetë babai i ministrit Reçica, Feriz Reçica

23 prill 2019 | 16:49

Ka ndërruar jetë babai i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, Feriz Reçica.

Lajmin e ka bërë me dije vet ministri Reçica.

Varrimi i Feriz Reçicës do të bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e fshatit Vranidoll.

Njoftimi i plotë i ministrit:

Miq të nderuar,
Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë babai im, Feriz Reçica.
Baba Feriz, me urtësi e dashamirësi na udhëzoi përherë për ta dashur atdheun e për të punuar fort e me nderë. Të tillë do ta kujtojmë e nderojmë përherë.
Ju njoftoj se varrimi bëhet nesër, ora 17:00, në varrezat e fshatit Vranidoll.
Të pikëlluar,
Familja Reçica

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala ka thënë se është krenar që luan për…