Ndërron jetë doktor Mujë Shala

13 gusht 2018 | 14:51

Ka ndërruar jetë doktor Mujë Shala, babai i Endrit Shalës, këshilltar i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.

Endrit Shala nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka bërë me dije se varrimi i babait të tij do të bëhet nesër.

“Të nderuar miq, me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ndërroj jetë më i dashuri ynë, babai ynë, prof. dr. Mujë Shala. Ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i të ndjerit, babait tonë, bëhet nesër me datë 14.08.2018 e martë në ora: 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, ka shkruar Shala.

/Epoka e re/

Të nderuar miq,Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ndërroj jetë më i dashuri ynë, babai ynë Prof.Dr. Mujë Shala….

Publiée par Endrit Shala sur Lundi 13 août 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohet me presidentin…