Ndërron jetë Fatime Haxhidema, njëra nga të plagosurat në shpërthimin në Ferizaj

26 shkurt 2021 | 12:52

Ka ndërruar jetë njëra nga të lënduarat në shpërthimin e bombolës së gazit në restorantin në Ferizaj, Fatime Haxhidema që ndodhi muajin e kaluar.

20-vjeçarja më 7 janar ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti të mbijetojë.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen Haxhidema.

“Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi. Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar”, është shprehur Aliu në telegramin ngushëllues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje nga Istogu, Adnan Januzaj beson ende se…