Ndërron jetë inxhinieri Ali Muriqi

03 shtator 2023 | 13:48

Ka ndërruar jetë inxhinieri i njohur nga Nabërxhani i Pejës, Ali Muriqi.

Muriqi ka lindur më 20 korrik të vitit 1954 nga një familje skamnore. Aliu pas përfundimit të shkollës fillore 4-vjeçare në vendlindje, në Nabërgjan, ka përfunduar tetëvjeçaren në Trestenik, gjimnazin e Pejës, ndërsa studimet e makinerisë në Prishtinë, më 1978.

Ai kishte vazhduar studimet pasuniversitare në Lubjanë (Slloveni), ku edhe kishte kryer  magjistraturën më 1984-në. Disetacionin e doktoratës e kishte mbrojtur më 1998, në Prishinë.

Kontributin e tij si inxhinier i makinerisë e filloi në Fabrikën “Ramiz Sadiku” në Pejë, duke vazhduar në shkritoren e Ferronikelit në Drenas (1984-86), ku furrat e larta ishin përkushtim i veçantë i tij.

Aliun nga viti 1986-1990 e gjejmë në Institutin e Hulumtimeve Shkencore dhe të Zhvillimit “INKOS” të Prishtinës, deri sa me të gjithë kolegët e tjerë shqiptarë organet e dhunshme serbe e përjashtuan nga puna.

Profesor Ali Muriqi deri në fund ishte i përkushtuar për çështjen e Kosovës, Rugovës, ardhmërisë dhe të nesërmes se vendit. Për Aliun trendet e fundit të kaheve të zhvilimit politik të vendit ishin brengosëse. Ngjyrimet politike të Aliut nuk kishin asnjë ndikim. Ishte dhe mbeti rugovas i thjesht, i sinqertë, i përkushtuar deri në fund për çështjet e vendit dhe Rugovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë muajit qershor qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar 141.3 milionë…