Ndërron jetë ish-mësuesi i parë i Budakovës, Hamdi Sallauka

05 korrik 2018 | 17:29

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë të enjten ish-mësuesi i fshatit Budakovë të Komunës së Suharekës, Hamdi Sallauka.

Sallauka përndryshe ka qenë njëri ndër mësuesit e parë në Komunën e Suharekës, ndërsa ka dhënë kontribut të madh edhe për çështjen kombëtare në cilësinë e mësimdhënësit.

Ish-veterani i arsimit do të varroset nesër (e premte) në varrezat e lagjes “Sallauka” në fshatin Budakovë në orën 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka pyetur deputetët e Kuvendit…