Ndërron jetë ish-presidenti amerikan George H.W Bush

01 dhjetor 2018 | 09:04

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, vdiq të premten në moshën 94 vjeçare.

George Bush plaku, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, rroi më gjatë se paraardhësit e tij.

Ai ishte i ati i i ish presidentit George W. Bush, i cili shërbeu në dy mandate në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2001 deri në vitin 2008 dhe i ish guvernatorit të Floridas, Jeb Bush, i cili dështoi të fitojë kandidaturën e republikanëve në zgjedhjet e vitit 2016

George Bush plaku shërbeu si nënpresident për tetë vjet në kohën e presidentit Ronald Reagan, para se të zgjidhej në postin e presidentit.

Ai ngadhënjeu në konkurrencë më ish guvernatorin e Massachusettsit, Michael Dukakis, kandidat demokrat në vitin 1988 dhe humbi në vitin 1992 përballë kandidatit demokrat, Bill Clinton.

Ai vdiq shtatë muaj pas bashkëshortes së tij, ish zonjës së parë Barbara Bush, më të cilën ishin të martuar për 73 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Sami Fejza Ashlani është një fshat kodrinoro-malor rrëzë Bjeshkëve…