Ndërron jetë konsulli i Kosovës në Mal të Zi

21 qershor 2018 | 22:11

Konsulli i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, për të cilin ka thënë se do të mbahet në mend për kontributin diplomatik.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!”, ka shkruar Pacolli.

Xhafer Ahmeti para se të fillonte misionin diplomatik në Mal të Zi, kishte shërbyer në Protokollin e shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në sfidën e…