Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare udhëheqësi historik i Tunizisë

21 shtator 2019 | 09:03

Ish-presidenti i Tunizisë Zine el Abidine Ben Ali është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e ish-udhëheqësit të Tunizisë e dhanë familjarët e tij.

Ai ndërroi jetë në Jeddah të Arabisë Sauditë, ku jetonte bashkë me familjen.

Ben Ali drejtoi Tunizinë për 23 vite me radhë ku arriti të krijonte stabilitet dhe rritje ekonomike në vend.

Në 2011 ai u largua nga pushteti me forcë nga një valë protestash masive në vend.

Pas Tunizisë protestat masive shpërthyen në gjithë botën arabe duke u njohur si Pranvera Arabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se është kërcënuar përmes…