Ndërron jetë nëna e heroit Fehmi Lladrovci

10 qershor 2020 | 08:36

Sot ka ndërruar jetë nëna e heroit Fehmi Lladrovci.

Lajmin e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Facebook” djali i saj, i cili është edhe kryetar komune në Drenas Ramiz Lladrovci.

“Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë! Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë”, ka shkruar Ramiz Lladrovci.

Njoftimi i plotë:

Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë!

Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë.

Pas një sëmundje të shkurtër, duke parë të jetësuar ëndrrën e bijve të saj, të Bijë-Nuses së ndritur, Xhevës, nga e cila mësoj të shkruaj dhe të lexoj, duke ndjerë dashurinë e madhe të bijve, bijave, nipërve e mbesave, stërmbesës, respektin e pa fund të bashkëmendimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve të birit të saj, Fehmiut.

Duke e ditur gjendjen e pazakontë aktuale, do ju luteshim respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Varrimi do të bëhet sot, në ora 18:00

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…