Ndërron jetë Nikollë Mark Kërhanaj, aktivist i LDK-së

28 qershor 2020 | 16:03

Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga Prizreni, Nikollë Mark Kërhanaj.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u ka shprehur ngushëllime familjes Kërhanaj dhe qytetarëve të Prizrenit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit dhe veprimtarit të shquar, mësuesit Nikollë Mark Kërhanaj. Nikollë Mark Kërhanaj, ishte shkrimtar, historian, etnolog dhe mësues shumë i dashur. Me punën dhe angazhimin e tij gjatë dekadave të kaluara ka dhënë kontribut shumë të çmuar për historinë në Kosovë. Nikollë Kërhanaj do të kujtohet si një ndër intelektualët dhe historianët më të dashur dhe frymëzues për breza të tërë”, është thënë në telegram ngushëllimin e Mustafës.

Ai ka thënë se vdekja e Kërhanajt është humbje e madhe për familjen dhe gjithë komunitetin letrar në vendin tonë. “Ndërsa veprimtaria e tij letrare dhe shkencore do të jetojnë dhe shërbejnë si udhërrëfyes i gjeneratave të tëra. Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Kërhanaj, miqve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Prizren dhe të gjithë qytetarëve. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, është thënë në telegram ngushëllimin e kryetarit të LDK-së.

Edhe kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka ngushëlluar familjen Nikollë Mark Kërhanajt me rastin e vdekjes se veprimtarit të kësaj partie.

“Mësuesi Kërhanaj do të jetoi në kujtimet tona si njeriu i urtë dhe i fjalës, dashamirës i pendës, artit e i kulturës dhe intelektuali i palodhur që organizoi me dekada Manifestimin Letrar për At Shtjefën Gjeçovin”, ka thënë Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Maqedoninë e Veriut. Gjatë…