Ndërron jetë një i paraburgosur 

17 maj 2019 | 13:42

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se sot rreth orës 12:05 ka ndërruar jetë i paraburgosuri ( M. L 1955) në Klinikën Infektive në SHSKUK.

“I paraburgosuri nga data 31.12.2018  ishte i hospitalizuar në Kliniken  Infektive të SHSKUK-së dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë. I njëjti akuzohej për veprën  penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë  vjeçare. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, është thënë në njoftimin e ShKK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari,  ka përkujtuar dëshmorët …