Ndërron jetë poetesha Lindita Ahmeti

09 prill 2024 | 09:41

Lindita Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga babai i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti, në Facebook, në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, shkroi Ahmeti në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkup, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Shkupit, ku u specializua në filologjinë klasike. Me një pasion të flaktë për letërsinë, ajo ligjëroi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Gjatë karrierës së saj Lindita Ahmeti shkroi poezi në gjuhën shqipe dhe maqedonase, duke lënë gjurmë që nga fillimi i viteve ’90. Ajo publikoi disa vëllime me poezi, duke shquar talentin dhe ndjeshmërinë e saj në shprehjen poetike.

Përndryshe, Lindita është vajza e shkrimtarit dhe profesorit Xhabir Ahmeti dhe motra e aktorit tashmë të ndjerë Luran Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 3 prilli 2024 në Kosovë ka nisur së zbatuari…