Ndërron jetë profesori i universitetit të Mitrovicës

12 korrik 2021 | 11:33

Ka ndërruar jetë profesori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, prof. dr. Ali Sadiku.

I ndjeri Sadiku ka qenë në mësimdhënie kohë të gjatë, gjithashtu kohë më parë edhe pjesë e ndërmarrjes “Trepça”.

Profesori i nderë ka ligjëruar lëndën e Kimisë, fillimisht në Universitetin e Prishtinës pastaj edhe në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini, në kuadër të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.

Lajmin për vdekjen e profesor Sadikut e ka dhënë djali i tij, përmes një postimi në Facebook.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00 (me drekë), në varrezat e Shipolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga lojtarët më të mirë në edicionin e fundit…