Ndërron jetë specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati

14 prill 2023 | 12:39

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë me dije se ka vdekur specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati.

Me këtë rast, Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të Gucatit.

“Ndahet nga jeta dr. Afrim Gucati, specialist i ortopedisë. Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë”.

“Dr.Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëmin e Ortopedisë në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”,  ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është vetëm Jose Mourinho një nga objektivat e skuadrës…