Ndërron jetë specialistja e mjekësisë familjare në Prishtinë

30 shtator 2021 | 11:19

Oda e Mjekëve të Kosovës (OKM) ka bërë me dije se ka ndërruar jetë specialistja e mjekësisë familjare, Lumnije Shala, cila ishte në pension.

Kjo odë ka thënë se  Shala ishte mjeke me vlera të larta humane, profesioniste e dalluar dhe e përkushtuar.

Ndërron jetë dr. Lumnije Shala- specialiste e mjekësisë familjare (në pension), e cila për dekada shërbeu në QKMF-në e Komunës së Prishtinës. Dr. Lumnjie Shala lindi në Mitrovicë, në vitin 1954, ndërsa ajo kreu studimet në degën për mjekësi familjare, në Fakultetin e mjekësisë dhe specializimin në fushën e mjekësisë së përgjithshme, në vitin 1988. Ishte mjeke me vlera të larta humane, profesioniste e dalluar dhe e përkushtuar, gjithashtu kolege e respektuar për të gjithë. Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve!”, ka njoftuar OMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas burimeve të afërta me familjen e Ronaldos, nëna e…