Ndërron jetë veterani i UÇK-së

16 maj 2022 | 13:18

Ish-veterani i UÇK-së, Ymer Durguti nga Rahoveci është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 52-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka thënë se Ymeri do të kujtohet përherë si njëri prej ushtarëve të devotshëm të UÇK-së, i cili i ka shërbyer luftës për çlirim deri në fund.

“Kontributi i tij në Batalionin II të Brigadës 124 ‘Gani Paçarrizi’, Zona Operative e Pashtrikut, ishte i vlefshëm dhe domethënës në betejat ushtarake të UÇK-së kundër armikut. Të qenit ushtar për Ymerin nuk u ndal me përfundimin e luftës, pasi që ai vazhdoi kontributin e tij për një kohë, edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJ), Donika Gërvalla…