Ndeshje interesante në Ligën e Parë të basketbollit

07 nëntor 2022 | 11:16

Sonte dhe nesër zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën e Parë te meshkujt.

Takimi i parë është ndërmjet skuadrave prishtinase, AS Prishtina dhe Bora-s. AS Prishtina është skuadra e vetme pa fitore në këtë ligë me tetë humbje dhe asnjë fitore, ndërsa Bora numëron shtatë fitore dhe një humbje deri më tani.

Happy Dukagjini që ka dy fitore e gjashtë humbje do të ndeshet me Vushtrrinë, që ka pesë fitore e tri humbje.

Takim më interesant dhe rivalizues shihet ndërmjet New Basket dhe Boreas, ku prizrenasit kanë pesë fitore e tri humbje, kurse pejanët katër fitore e pesë humbje.

Takimi ndërmjet Dritës dhe Gjakovës së Re do të transmetohet në platformat Kujtesa dhe Art Motion. Gjilanasit kanë shtatë fitore dhe një humbje, duke synuar sërish rikthimin në elitë, kurse skuadra nga Gjakova ka tri fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Istogut dhe Marigona Hill Prishtinës. Skuadra istogase ka gjashtë fitore e dy humbje, duke qenë pretendente për të hyrë në Superligë, kurse ajo prishtinase ka tri fitore e pesë humbje.

Liga e Parë e Meshkujve – Java 10

E hënë

18:00 AS Prishtina – Bora
19:00 Happy Dukagjini – Vushtrria
19:30 New Basket – Borea
20:30 Drita – Gjakova e Re  (Kujtesa/Art Motion)

E martë

19:00 Istogu – Marigona Hill Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gigi Hadid i tha “lamtumirë” llogarisë së saj në Twitter,…