Ndeshje interesante në Superligë

18 prill 2025 | 16:43

Nesër (e shtunë) nise java e 30 në Superligën e Kosovës në futboll me ndeshjen interesante në mes të Malishevës dhe Llapit. Malisheva vjen në këtë ndeshje nga humbja në mesjavë me Ferizajn, ndërsa Llapi është në seri prej dy fitoreve rresht dhe duke ikur nga pozita e parafundit.

Skuadra e Batatinës ka një seri pozitive të rezultateve me vetëm një humbje nga pesë të fundit. Malisheva që e ka blinduar pozitën e tretë, nga tri ndeshjet e këtij sezoni kundër Llapit i ka dy fitore, derisa ndeshja e fundit ndërmjet dy ekipeve ka përfunduar pa fitues. Kjo xhiro vazhdon të dielën me dy ndeshje të tjera. Nga ora 15:00 Suhareka është nikoqire e lideres, Dritës, ndërsa nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri” luhet ndeshja Prishtina – Ferizaj.

Të hënën zhvillohen dy ndeshjet e tjera të kësaj jave. Gjilani e pret Dukagjinin, ndërsa Feronikeli, që tashmë edhe matematikisht ka rënë nga liga, do të luajë kundër Ballkanit. Të dyja këto sfida zhvillohen nga ora 15:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe…