Ndeshje interesante në Superligën e hendbollit

27 nëntor 2021 | 09:43

Të shtunën luhen tri ndeshje të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Edhe java e 11-të ofron shumë duele interesante dhe me rivalitet, ashtu si edhe xhirot e kaluara. Dy skuadrat me traditë, Trepça e Kastrioti, takohen nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça e kishte fituar ndeshjen e parë në Ferizaj dhe ka rezultate të mira. Aktualisht është e dyta me 16 pikë. Kastrioti ka pasur lëkundje në formë, ndërsa mban vendin e katërt me 12 pikë.

Ferizajasit do të japin më të mirën në kërkim të revanshit sportiv. Deçani, që në dy xhirot e kaluara mbeti pa pikë përkundër paraqitjes së mirë, e pret Llapin.

Edhe kjo ndeshje luhet nga ora 19:00, të shtunën, njëjtë si takimi Drenica-Zhegra. Dy skuadrat e fundit të tabelës, Drenica e Zhegra, kërkojnë pikë nga ky takim. Të hënën është takimi Prishtina – Vëllaznimi (19:30) që, po ashtu, pritet të jetë interesant dhe me rivalitet.

Ndeshja Rahoveci – Besa Famgas luhet më vonë për shkak të sfidës evropiane të ekipit pejan. Në Ligën e Parë është java e nëntë.

Vushtrria – Prizreni, Ulpiana – Drita, Samadrexha – Istogu, KEK-u – Vjosa janë takimet e kësaj jave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri…