Policia: Nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist

27 nëntor 2021 | 09:25

Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, kanë konfirmuar autoritetet e rendit në Kosovë.

Të shtënat kanë ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se policia, tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist.

Sipas tij, policia ka arsye për të besuar se “sulmin e ka kryer një person i vetëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër…