Ndeshje të lehta për favoritët në Evropa Ligë

04 tetor 10:24

AC Milan, pas fitores së vështirë ndaj Dudelange (0-1), do të ketë testin e dytë në Evropa Ligë ndaj Olympiacosit.

Milani ka arritur një fitore bindëse në fundjavën që shkoi ndaj Sassuolos (1-4) dhe tash do të jetë i motivuar edhe për këtë ndeshje, kurse grekët e Olympiacosit në ndeshjen e parë u ndanë baras me Betisin, pa i dhënë gola njëri-tjetrit. Arsenali, një tjetër favorit në këtë garë, sonte luan si mysafir i skuadrës së Ansi Agollit, Qarabagut.

Fitorja mbetet alternativa e vetme për klubin anglez që në ndeshjen e parë arriti fitore kundër Vorsklas. Skuadra tjetër angleze, Chelsea, që po kalon nëpër një formë të mirë në këtë kampionat, do të luajë ndaj Vidit, kurse trajneri Maurizo Sarri do ta ketë rastin të bëjë ndryshime në formacion.

Grupi A

18:55 Bayer Leverkusen – AEK Larnaca
18:55 Zuerich – Ludogorets Razgrad

Grupi B

18:55 Rosenborg – Leipzig
18:55 Salzburg – Celtic

Grupi C

18:55 Bordeaux – Koebenhavn
18:55 Zenit – Slavia Prague

Grupi D

18:55Anderlecht – Dinamo Zagreb
18:55 Fenerbahce – Spartak Trnava

Grupi E

18:55 Qarabag – Arsenal
18:55 Vorskla – Sporting

Grupi F

18:55 Milan – Olympiacos
18:55 Real Betis – Dudelange

Grupi G

21:00 Rangers – Rapid Wien
21:00 Spartak M.- Villarreal

Grupi H

21:00 Apollon Limassol – Marseille
21:00 Eintracht Frankfurt – Lazio

Grupi I

21:00 Malmoe – Besiktas
21:00 Sarpsborg – Genk

Grupi J

21:00 Krasnodar – Sevilla
21:00 Standard Liege – Akhisarspor

Grupi K

16:50 Astana – Rennes
21:00 Jablonec – Dynamo Kyiv

Grupi L

21:00 BATE Borisov – PAOK Thessaloniki
21:00 Chelsea – Vidi

 

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori vendim që të heqë…