Ndëshkohen Spurs, Portlandi tjetër leksion Oklahomës

17 prill 2019 | 13:28

Skuadra e Portland është e vetmja që udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve të “play-off-it në NBA në takimet e luajtura deri më tani në të dyja Konferencat. Blazers mundën 114-94 Oklahomën, duke i fituar të dyja takimet e luajtura në fushën e tyre.

Një takim me dy pamje, më i mirë për miqtë në të parën, që u shkëputën deri në 10 pikë falë George (27 pikë). Në pjesën e dytë erdhi rikuperimi i vendasve, ku shkëlqyen McCollum (33 pikë) e Lillard (29 pikë). Fitoren e parë në “play-off” e mori skuadra e Torontos, që mundi 111-82 Orlando, duke barazuar 1-1 serinë e çerekfinaleve. Ndeshje e dominuar nga skuadra kanadeze, ku diferencën e bëri Leonard, autor i 37 pikëve. Mirë u paraqitën edhe Lowry me 23 pikë e Siakam me 19 pikë e 10 rebound, raporton ‘telesport’.

Skuadra e Denver mposhti 114-105 San Antonio në çerekfinalen e dytë dhe barazon 1-1 serinë e takimeve mes dy ekipeve. Spurs iu afruan shumë fitores, madje u shkëputën deri në 18 pikë gjatë periodës së tretë, por gabuan pikërisht në fund. DeRozan realizoi 31 pikë, ndërsa Aldridge 24, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. në minutat e fundit Denver bëri mrekullinë, duke përmbysur shifrat dhe fituar falë një loje të mirë kolektive. 4 lojtarë të Nuggets realizuan mbi 20 pikë (Murray 24, Harris 23, Jokiq 21 dhe Millsap 20).

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”

1-8 Milwaukee – Detroit                      (1-0)
4-5 Boston – Indiana                           (1-0)
3-6 Philadelphia – Brooklyn               (1-1)
2-7 Toronto – Orlando             111-82 (1-1)

Konferenca e Perëndimit  – Çerekfinale “play-off”

1-8 Golden State – Clippers                (1-1)
4-5 Houston – Utah Jazz                    (1-0)
3-6 Portland – Oklahoma     114-94 (2-0)
2-7 Denver – San Antonio  114-105 (1-1)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në forumin e nivelit të…