“Ndihem Drenicas”, Artan Behrami elektrizon Burojën, vendlindjen e Hashim Thaçit

30 maj 2026 | 09:49

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Burojë, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, ku është pritur me entuziazëm nga të pranishmit.

Gjatë fjalës së tij, Behrami tha se lidhja e ngushtë që ka krijuar ndër vite me Hashim Thaçin dhe me miqtë e Drenicës e ka bërë të ndihet pjesë e këtij rajoni.

“Duke qëndruar shumë dhe ngushtë me Hashim Thaçin dhe me miq të Drenicës, kam filluar të ndihem si me qenë i Drenicës”, u shpreh ai para qytetarëve.

Në mesazhin e tij politik, Behrami e cilësoi Burojën si simbol të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar.

“Në vendlindjen e lirisë. Në vendlindjen e pavarësisë. Në vendlindjen e Hashim Thaçit. Në vendin ku fillon ndryshimi”, ka thene ai.

Ai bëri thirrje për mbështetje të kandidatëve të PDK-së në zgjedhje, duke promovuar sloganin dhe numrat elektoralë të partisë.

Kjo është Video e plotë:

https://www.facebook.com/share/v/1iNjLfGtMX/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje…