Ndotja e ajrit në Prishtinë, ministri Matoshi nuk pret përmirësim të situatës

25 nëntor 2019 | 22:39

Mëngjesi i së hënës e ka zbardhur Prishtinën me ajër të rrezikshëm.

Matësi tregon se indeksi i cilësisë së ajrit ka shënuar 160 PPM, me përbërje të dioksidit të sulfurit dhe monoksidit të karbonit mbi vlerat e lejuara. Nga kjo ndotje më të rrezikuarit janë personat që kanë probleme me organet e frymëmarrjes por nuk pasojat nuk përjashtohen as për masën tjetër të shoqërisë.

Qytetarët thonë se kjo është shqetësuese duke e ditur se temperaturat gjatë muajit nëntor kanë qenë mesatare. Qytetarët besojnë se ndotësit më të mëdhenj janë termocentralet që gjenden 7 km larg kryeqytetit.

Situatën e ka alarmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilët thonë se ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës.

Këtë situatë sipas tyre do ta rëndojnë edhe më shumë rëniet e temperaturave kur ekonomitë familjare do të përdorin lëndë të ndryshme djegëse për ngrohje.

Përmirësim të situatës këtë vit nuk pret as vetë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi. Matoshi tregon se këtë vit ka nisur zbatimi i udhëzimit administrativ që urdhëron ngasësit për kontrollin e emitimit të gazrave të veturave.

Ai thotë se gjendjes pritet t’i ndihmoj vendosja e filtrave në Termocentralin “Kosova B” si dhe mos përdorimi i thëngjillit nga institucionet shtetërore dhe ekonomit familjare për ngrohje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit nga nesër (e martë) do të nis…