Ndriçohet Anadrinia

24 maj 2019 | 13:43

Në kuadër të kontratës kornizë “Instalimi i ndriçimit publik”, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren është duke vendosur ndriçim publik në aksin rrugor Piranë-Krushë e Vogël.

Punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar dhe ndriçimi publik pritet të hyjë në funksion shumë shpejt.

Pas pastrimit të mbeturinave të ngurta, në këtë segment janë mbjellë edhe drunjtë dekorativ në të dy anët e rrugës.

Në kuadër të investimeve të Komunës së Prizrenit po me këtë intensitet do të vendosen dritat edhe nëpër shtyllat ekzistuese përgjatë rrugës kryesore në fshatin Randobravë, ku ka qarkullim të madh të nxënësve dhe të qytetarëve.

Në kuadër të këtyre punimeve planifikohet të montohen mbi 50 drita efiçente me një gjatësi mbi 1 000 metra, të cilat do të shtojnë sigurinë në këto lokalitete.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…