Ndryshon orari i qarkullimit të trafikut urban më 17 shkurt në Prishtinë

16 shkurt 2023 | 20:43

Trafiku Urban ka bërë të ditura ndryshimet në udhëtime që do të pësojnë linjat e autobusëve më 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë si pasojë e mbylljes së disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet.

Sipas njoftimit, meqë rrugët “Xhorxh Bush”, “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj” do të jenë të mbyllura, qarkullimi i autobusëve do të bëhet nëpër rrugët “Eqrem Çabej” dhe “Agim Ramadani”.

Këto janë ndryshimet për 17 Shkurt:

Linja; Nr.1 Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugës ”Eqrem Çabej”.

Linja; Nr.1A

Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugës ”Bulevardi Dëshmorët e Kombit”.

Linja; Nr.3

Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugëve

”Eqrem Çabej” dhe “Agim Ramadani”.

Linja; Nr.4

Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugëve

” Eqrem Çabej” dhe “Agim Ramadani”.

Linja; Nr.7C

Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugës ”Bill Kllinton”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 24…