Ndryshon qarkullimi i autobusëve, Trafiku Urban lëshon një njoftim

21 shtator 2023 | 18:41

Trafiku Urban ka njoftuar të enjten se do të ketë ndryshim të përkohshëm në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve në linjat 1A, 3, 4, 7C.

Sipas njoftimit, me datë 22.09.2023, nga ora 10:00 deri në ora 15:00, linjat: 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë rrjedhën e tyre.

Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë.

Linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës “Agim Ramadani,” pa kaluar në qendrën e qytetit.

Linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton“, pastaj do të vazhdojë në rrugën “Ilaz Kodra” dhe do të kthehet në rrugën “Tahir Zajmi“.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për takimin…