Në 20-vjetorin e martesës, Michael Douglas rrëfen si i propozoi martesën Catherine Zeta-Jonesit

20 nëntor 16:15

Michael Douglas dhe bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones festuan 20 vjetorin e martesës të mërkurën.

Dhe për të kujtuar këtë ditë, 76-vjeçari publikoi një mesazh audio në Instagram ku rrëfeu detajet e takimit me gruan e tij.

Gjithçka filloi kur ai ndoqi një shfaqje të filmit, ” The Mask of Zorro”, ku luante Zeta-Jones.

“Isha duke parë filmin dhe thashë: “Wow, kush është kjo vajzë, është e mrekullueshme”,”– u shpreh aktori dhe miqtë e tij i treguan se cila ishte.

“Një muaj më vonë isha në Festivalin e Filmit në Deauville. I kërkova ndihmëses time që të zbulonte nëse Catherine Zeta-Jones do të ishte në festival dhe nëse do të vinte vetëm? Dhe nëse do ishte, a mund të pija një kafe me të?’,”– vazhdoi rrëfimin Douglas.

Asistentja e fituesit të Oskar i mundësoi të dyve një takim.

“Të nesërmen mbërriti së bashku me Antonio Banderas dhe Melanie Griffith. Konsumuan nga një pije dhe kjo ishte gjithçka që shpresoja. Pastaj më ftoi në një darkë me kompaninë e saj,”- tregoi aktori.

Pas darkës, 51 vjeçarja duhej të nxitonte tek një festë tjetër, por Douglas i tha asaj se do të ishte në lokal më vonë nëse ajo dëshironte të bashkohej përsëri me të.

Të dy qëndruan sërish bashkë, përpara se aktori t’i bëntë propozimin e guximshëm.

“Dua të jem babai i fëmijëve të tu,”- i tha ai. “Ajo më shikoi dhe më tha: “Kam dëgjuar shumë për ty. Natën e mirë”, dhe ajo u largua.”

Megjithatë, Dogulas nuk e humbi kurrë shpresën dhe ata kontaktuan sërish me njëri-tjetrin, për të nisur një histori të bukur dashurie.

Çifti u martuan në vitin 2000 dhe tani kanë dy fëmijë: Dylan, 20 vjeç dhe Carys, 17.

Douglas gjithashtu ka një djalë 41-vjeçar, Cameron, nga një martesë e mëparshme.

/Panoramaplus.al

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka…